Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastrioti merr pikët në Gjakovë, Trepça në Gjilan

Me dy ndeshjet e luajtura të dielen mbrëma ka përfunduar java në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kështu në Superligën A, në kuadër të javës 23, Kastrioti i Ferizajt e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 41:29. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:14 në të mirë të Kastriotit. P. Rajatoski shënoi 8 gola për Kastriotin, kurse 7 i shënoi D. Terziqi. Te Vëllaznimi më efikasi ishte A. Neziri me 13 gola. Kastrioti është i dyti me 42 pikë, sa i ka edhe Besa Famgas në vend të parë. Vëllaznimi është i pesti me 19 pikë.

Në Superligën B u luajt ndeshja e dytë e javës së 21-të. Trepça e ka mposhtur Zhegrën në Gjilan me rezultat 35:27. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:15 në të mirë të Trepçës. Trepça është e para në Superligën B me 19 pikë. Zhegra është e treta me 11 pikë.

Vëllaznimi – Kastrioti 29:41 (14:23)

Vëllaznimi: Luzha, Hoxha, Halili 5, Fana 2, Rama 5, Bardhoku, Neziri 13, Rexha 4.

Kastrioti: Curri, B.Syla 3, Zherka 1, A. Dugolli, Terziqi 7, Shabani 6, Ramadani 1, D. Dugolli, Rudari 6, Mustafa 6, Esati, Bassomben 3, Rajatoski 8.

Zhegra – Trepça 27:35 (15:20)

Zhegra: Ibrahimi, Murseli., F.Isufi. Aliu 6, SHaqiri 2, A. Haziri 7, A. Isufi 9, Dema, L. Haziri 3, M. Murseli.

Trepça: Terziqi, Mujka, Zhuri 3, Çabram Fejzullahu 3, SHala 1, Sejdijaj, Pllana, Shabani 15, Beqiri, Abazxhiku 13, Buqinca, Maxhera, Nimani.