Kastriotit të Ferizajt i ka takuar ndeshja e fundit e javës së 18-të të Superligës së hendbollisteve. Kastrioti të dielën fitoi 28:24 ndaj Samadrexhës.
Ndeshja është luajtur në Samadrexhë. Ermira Saliu ishte më efikasja te Kastrioti me 8 gola. Nga 6 i shënuan Puhiza Gasha e Elda Hoxha. Arlinda Maloku shënoi 11 gola për Samadrexhën.
Kastrioti është i pesti me 25 pikë. Samadrexha renditet e shtata me 12 pikë.