Kastrioti në raundin e parë, Besa Famgas e Rahoveci në të dytin

Tri skuadra kosovare të hendbollistëve do të garojnë në Kupën Evropiane në edicionin 2022/2023. Kampioni, Besa Famgas, dhe Rahoveci startojnë prej raundit të dytë. Ndërsa Kastrioti i Ferizajt starton prej raundit të parë.

Kastrioti është bartës në shortin për raundin e parë, që tërhiqet më 19 korrik. Ndeshjet e raundit të parë luhen më 10/11 dhe 17/18 shtator.
Shorti për raundin e dytë tërhiqet më 20 shtator. Besa Famgas është bartëse në short, ndërsa Rahoveci nuk është bartës.

Në Kupën Evropiane, nivelin e tretë kontinental, garojnë gjithsej 77 skuadra nga 29 vende të ndryshme. Janë tri skuadra më shumë se edicionin e kaluar. Prej raundit të parë startojnë 26 ekipe, ndërsa 51 e nisin kampanjën në raundin e dytë.

Lajme tjera