Kastrioti i Ferizajt nuk ka lejuar befasi të dielën në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Skuadra ferizajase fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 46:25. Pas pjesës së parë epërsia e Kastriotit ishte gjashtë gola, 18:12.
Alecssander Santos i shënoi 11 gola për Kastriotin, derisa shtatë i kishte Endrit Tafarshiku.
Te Vëllaznimi, Ardi Halili i realizoi shtatë gola. Pesë i kishte Egzon Lluka.
Kastrioti është i katërti me 16 pikë. Vëllaznimi është i fundit me vetëm dy pikë.
Ndeshjet tjera të xhiros së 13-të u luajtën të shtunën.