Të premten është tërhequr shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 23 e 24 mars.
Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo që do të zhvillohet në Ferizaj në mes të Kastriotit dhe Prishtinës.
Skuadra tjetër ferizajase, KHF Ferizaj, e pret Jusuf Gërvallën e Deçanit.
Kampionia në fuqi, Vushtrria, e pret Shqiponjën e Gjakovës dhe llogaritet favorite. Favorit është edhe Istogu në përballje me Samadrexhën.