Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastrioti sfidon kampionin

Me ndeshjen Jusuf Gërvalla – Ferizaj fillon xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 16:00, ndërsa favorite vlerësohet skuadra mysafire. Por hendbollistet e reja deçanase do të japin maksimumin që ndeshjen ta bëjnë interesante.

Të shtunën është edhe ndeshja Istogu – Kastrioti. Kjo ndeshje luhet prej orës 18:00. Kampioni aktual, Istogu, llogarit në fitore, ndërsa skuadra ferizajase do të tentoj befasinë.

Prej ndeshjeve që luhen të dielën, veçohet derbi lokal mes Samadrexhës dhe Vushtrrisë. Kjo ndeshje zhvillohet prej orës 16:00. Prishtina – Vëllaznimi (17:00) dhe Dukagjini – Shqiponja (14:30) janë ndeshjet tjera të së dielës.