Kastrioti i Ferizajt e sfidon liderin e klasifikimit, Istogun, në javën e 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Ndeshja Istogu – Kastrioti luhet të shtunën nga ora 18:00, ndërsa istogaset janë në kërkim të dy pikëve të reja. Istogu ka fituar dhjetë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 20 pikë. Llogaritet favorit edhe ndaj Kastriotit, që mban pozitën e pestë me 13 pikë.
Të shtunën janë edhe ndeshjet: Ferizaj – Shqiponja (17:00), Jusuf Gërvalla – Drita (15:00), Vëllaznimi – Samadrexha (17:30) dhe Vjosa – Vushtrria (18:00).
Xhiroja hapet me ndeshjen Ulpiana – Prishtina, që luhet sot nga ora 19:30. Ndonëse Ulpiana është vendase, takimi luhet në Prishtinë.