Rahoveci ka fituar tetë ndeshjet e deritashme, ndërsa synon pikë të reja në fundjavë. Në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll, Rahoveci e pret Kastriotin e Ferizajt. Kjo ndeshje zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.
Rahoveci është lider me 16 pikë, ndonëse ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Kastrioti është i katërti me 10 pikë nga nëntë ndeshje.
Rahovecasit janë favoritë, por nuk do ta kenë lehtë ndaj ferizajasve të motivuar. Ndeshja pritet të jetë e fortë dhe interesante.
Të dielën prej orës 17:00 është ndeshja Trepça – Deçani. Skuadra mitrovicase llogaritet favorite, njëjtë si Besa Famgasi e Prishtina në ndeshjet e së shtunës.
Kampionja, Besa Famgas e pret në Pejë skuadrën e Vëllaznimit, të shtunën nga ora 16:30. Ndërkohë Prishtina e Vushtrria takohen në Podujevë nga ora 17:00.
Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e shtatë.
Të shtunën janë tri ndeshje: Drenica – Vjosa (19:00), Prizreni – Lepenci (19:30), Istogu – Drita (18:00).
Të dielën është takimi Samadrexha – Llapi (18:00). Ndeshja Ulpiana – Dukagjini zhvillohet më vonë.