Katërshja e Kreuzlingenit me sukses historik

Kreuzlingeni i katër hendbollistëve tanë, ka arritur sukses historik. Kjo skuadër ka siguruar kalimin në Superligën A të Zvicrës. Në serinë finale të plejofit të Ligës B, Kreuzlingeni fitoi 3:1 ndaj skuadrës Wandenswil/Horgen dhe siguroi kalimin në NLA, ligën elitare zvicerane.

Ndeshjen e fundit të luajtur të dielën, Kreuzlingeni e fitoi me rezultat 27:25.

Hendbollistët e Kosovës ishin vendimtarë në këtë fitore. Drenit Tahirukaj shënoi 9 gola nga 11 tentime. Portieri Haris Berisha bëri 10 pritje. Bujar Ramosaj ishte lider i mbrojtjes dhe pos kësaj i shënoi 2 gola nga 2 tentime. Kurse kapiteni i Kosovës dhe i Kreuzlingenit, Valon Dedaj, nuk u aktivizua fare për shkak të një lëndimi. Por Dedaj ishte shumë i rëndësishëm gjatë gjithë kampionatit.

Skuadra që tashmë identifikohet me katër reprezentuesit e Kosovës, në edicionin e ardhshëm do të luaj në elitën e Zvicrës.

Lajme tjera