Numri i partnerëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës sa shkon e rritet.
Të premten FHK-ja ka firmosur marrëveshjen e sponsorizimit me institucionin mikro-financiar KEP.
KEP është partner besnik i Federatës tonë. KEP-i edhe më herët ka sponsorizuar FHK-në për aktivitete të ndryshme të saj.
Marrëveshja e sponsorizimit është për një vit dhe është nënshkruar në bazë të Ligjit për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Marrëveshjen e kanë nënshkruar presidenti i FHK-së Eugen Saraçini dhe drejtori gjeneral i KEP-it, Shpend Nura. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes është mbajtur në ambientet e partnerit tonë besnik.