Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

KHF Ferizaj eliminohet nga garat evropiane

KHF Ferizaj është eliminuar nga Kupa Evropiane. Në kuadër të rrethit të tretë të kësaj gare, kampioni i Kosovës në konkurrencë të femrave u përball me skuadrën turke Muratpasha Belediyesi. Të dy ndeshjet janë luajtur në Antalya të Turqisë.
Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën, Ferizaj e humbi me rezultat 40:15. Ndeshja e dytë e luajtur të dielën përfundoi 32:16 në të mirë të skuadrës turke që kështu avancon tutje. Albulena Kelmendi i realizoi pesë gola për Ferizajn. Kaltrina Domaneku e Aida Stagova shënuan nga tri herë.

KHF Ferizaj – Muratpasha Belediyesi 16:32 (4:16)

Ferizaj: Kelmendi 5, Domaneku 3, Stagova 3, Kupina 2, Sylejmani 2, Qekini 1, Basha, Stojkovska, Huruglica, Trenovska, Rashiti

Lajme tjera