KHF Ferizaj i luan dy ndeshje në Antalya

Kampioni aktual i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, KHF Ferizaj, do të debutoj të shtunën në garat evropiane. Ferizaj do të përballet me skuadrën turke Muratpasha Belediyesi në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Si kampion, Ferizaj fillon garimin në Kupën Evropiane nga raundi i tretë.KHF Ferizaj është pajtuar që dy ndeshjet t’i luaj në Turqi, përkatësisht në Antalya. Ndeshja e parë zhvillohet të shtunën nga ora 13:00 kurse e dyta të dielën po ashtu nga ora 13:00. KHF Ferizaj të enjten ka udhëtuar për në Antalya, ndërsa lojtaret kanë premtuar se do të japin më të mirën në dy ndeshjet.

Lajme tjera