KHF Istogu i gatshëm për ndeshjet evropiane

KHF Istogu në fundjavë i luan dy ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll (EHF European Cup).
Në palestrën e tij, Istogu e pret Çairin e Shkupit. Të dy ndeshjet luhen në Istog dhe skuadra e drejtuar nga Faruk Shala pret të përfitoi nga ky fakt. Palestra pritet të mbushet me shikues dhe përkrahja për vashat istogase nuk do të mungoi.

Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 17:00, ndërsa ndeshja e dytë është të dielën po nga ora 17:00.

Istogu tashmë e ka edhe përvojën në kupa evropiane, ndërsa ka angazhuar lojtare, që sipas drejtuesve të klubit garantojnë paraqitje të denjë në Kupën Evropiane.

Çairi po ashtu është skuadër shqiptare, ndërsa ndeshjet do të shërbejnë edhe për shfaqjen e vlerave të korrektësisë sportive.

Lajme tjera