Një ndeshje shumë interesante kanë zhvilluar Telekom Veszprem (Hungari) dhe Lomza Vive Kielce (Poloni) në gjysmëfinalen e parë të FINAL 4 të Ligës së Kampionëve në hendboll. Fitore shënoi Kielce me rezultatin 37:35. Madje te fitorja dhe vendi në finale, Kielce arriti me përmbysje të rezultatit. Pas pjesës së parë Veszpremi ishte në epërsi me rezultat 18:16.
Ndeshja u luajt në “Lanxess Arena” në Koln të Gjermanisë, ndërsa palestra ishte e stërmbushur me shikues. Për atmosferë fantastike u kujdesën 19 mijë e 250 shikues.
Ndeshja ishte e fortë dhe shumë interesante, ndërsa Kielce në pjesën e dytë bëri kthimin e madh. Arkadiusz Moryto ishte më efikasi te Kielce. Ai realizoi 8 gola, sa i kishte edhe Rasmus Lauge i Veszpremit.
Të dielën prej orës 15:15, Veszpremi luan për vend të tretë. Ndërsa Kielce prej orës 18:00 e luan finalen.