Të mërkurën në Hotel International Prishtina, Federata e Hendbollit e Kosovës ka mbajtur një koktej festiv.
Të ftuar nga presidenti Eugen Saraçini, të pranishëm ishin anëtarët e bordit të FHK-së, anëtarë të komisioneve të Federatës sonë, gazetarë të shumtë sportivë, punëtor të hendbollit e doajenë sportivë.
Kokteji është mbajtur në shenjë falënderimi për gjithë pjesëmarrësit, për kontributin e tyre në një vit të suksesshëm për hendbollin kosovar. Në një atmosferë shumë miqësore, është diskutuar për të arriturat gjatë vitit që po e lëmë pas e po ashtu për planet e projektet për vitin e ardhshëm.
Paraprakisht u mbajt mbledhja e fundit e Bordit të FHK-së për këtë vit, ku të pranishëm ishin edhe anëtarët e komisioneve të federatës.