Kombëtaren U17 e pret kampionat i rëndësishëm në Greqi

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës do të kenë një sfidë të rëndësishme në fund të muajit shkurt dhe fillim të muajit mars.
Prej 26 shkurtit deri më 5 mars në Nafplio të Greqisë do të mbahet Kampionatin i 16-të Mesdhetar për hendbollistet e grupmoshës U17.
Pos Kosovës do të marrin pjesë edhe Algjeria, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Rumania, Spanja, Tunizia dhe Turqia. Kështu hendbollistet tona të reja do t’i presin ndeshje të forta, por shumë të rëndësishme për zhvillimin e tyre.
Kombëtarja U17 grumbullohet më 23 shkurt në Kosovë, ndërsa udhëtimi për në Greqi planifikohet të bëhet tri ditë më pas. Ky do të jetë grumbullimi i tretë i kësaj gjenerate, që drejtohet nga kryetrajneri Mitat Ferati.
Kombëtarja U17 në verë do të paraqitet edhe në Evropianin e Divizionit B, në Turqi.

Lajme tjera