Sot është dita e tretë e IHF Trophy Intercontinental. Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit luhen ndeshjet e fundit të fazës grupore.
Në dy prej katër ndeshjeve paraqiten kombëtaret tona. Shpresohet në suksese të reja të Kosovës, ndërsa djelmoshave tanë iu duhet përkrahja e tifozëve për paraqitje sa më të mirë.
Fillimisht prej orës 17:00, Kosova U19 luan ndeshje të rëndësishme ndaj Kanadës. Nga ora 19:00, kombëtarja U21 synon të bëjë edhe hapin e rradhës drejt botërorit, kur takohet me Nigerinë.
Orari i së premtes:
Nigeria U19 – Paraguaji U19 (13:00)
Paraguaji U21 – SHBA U21 (15:00)
Kanada U19 – Kosova U19 (17:00)
Nigeria U21 – Kosova U21 (19:00)