Kombëtarja e Kosovës në Marshin madhështor për Drejtësi

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës së bashku me shtabin teknik dhe drejtues të Federatës së Hendbollit të Kosovës morën pjesë në Marshin për Drejtësi. Marshi madhështor u mbajt të dielën në sheshet e Prishtinës, në mbështetje të luftës së UÇK-së.
Dhjetëra mijëra qytetarë ishin pjesë e Marshit, në mesin e tyre edhe shumë sportistë.
Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar të dielën për dy ndeshjet vendimtare për kualifikim në Botëror, ndaj Polonisë.
Ndeshje si këto me Poloninë do të ishin të pamundura për Kombëtaren e Kosovës pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme tjera