Kombëtarja e përkushtuar të ofrojë më të mirën

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës të martën kanë nisur përgatitjet për ndeshjet me Hungarinë e Holandën, që janë të fundit në fazën e dytë kualifikuese për kampionatin evropian të këtij viti. Kombëtarja është e grumbulluar në Prishtinë, ku do të përgatitet për ndeshjet e 30 majit dhe 2 qershorit. Më 30 maj Kosova e pret Hungarinë në Ferizaj, ndërsa më pas udhëton për në Holandë.

Selektori Agron Shabani thotë se synimi është të tregohet lojë sa më e mirë ndaj dy përfaqësueseve shumë të forta evropiane. Kosova i ka humbur katër ndeshjet e deritashme dhe është e fundit (4) në grupin e shtatë. Nga Hungaria kishte humbur me 37:12, ndërsa nga Holanda me 40:12. Humbi dy ndeshje edhe nga Bjellorusia.

Selektori Shabani për dy ndeshjet e fundit ka disa vështirësi edhe në fondin e lojtareve.

“Dy ndeshjet e fundit i kemi me kundërshtar shumë të vështirë, me dy ekipet më të mira të Evropës. Rezultatet e dy ndeshjeve të para kundër këtyre ekipeve tregojnë për kualitetin që e kanë. Në këtë tubim jemi pak të dobësuar sa i takon kuadrit të lojtareve, por shkak të disa lëndimeve të tyre. Megjithatë ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin me shpresë se mund të arrijmë një rezultat sa më të mirë ndaj këtyre dy ekipeve. Presim të kompletohemi gjatë fundjavës. Ushtrimet momentalisht po zhvillohen me intenzitet, ndërsa ne po punojmë që të tregojmë lojë sa më të mirë”, ka deklaruar selektori Agron Shabani.

Ai nuk mund të llogarit në këto ndeshje në kapitenen Leonora Demaj dhe në Xhevahire Salihajn.

“Demaj e Salihaj mungojnë për shkak të lëndimeve. Demaj e ka gjurin e lënduar. I kemi dy emra të rinjë në listë, Ardiana Merditajn dhe Adriana Salihun”, ka shtuar Shabani.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. …

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës së …

Me vetëm një gol dallim ka përfunduar ndeshja e javës së 20-të të Superligës B …

Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e …

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. Hendbollistët tanë kanë zhvilluar …

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ashtu si pritej, Prishtina …

Me vetëm një gol dallim ka përfunduar ndeshja e javës së 20-të të Superligës B në mes të Zhegrës …

Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e javës së 20-të të …

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së 16-të të Superligës së …

Egzon Gjuka ka kohë që jep kontribut për Kombëtaren e Kosovës në hendboll. Prej Gjukës pritet shumë edhe në …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka nisur të premten mbrëma përgatitjet për dy ndeshjet e rëndësishme me Rumaninë. Me …

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj – Kastrioti është të …