Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja humb ndeshjen e parë me Poloninë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (vajzat) ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2023.
Në Bielsko-Biala, Polonia fitoi me rezultat 36:22.
Në momente Kombëtarja jonë ka treguar lojë të mirë, por Kombëtarja nikoqire shfaqi më shumë. Përvoja dhe niveli se ku luajnë lojtaret, e bëri dallimin.
Të mërkurën na pret ndeshja e dytë në Prishtinë.
FHKja falenderon vajzat për angazhimin.
Për Kosovën është hap i madh para kalimi në fazën e dytë kualifikuese. Në fazën e parë kemi kaluar Ishujt Faroe.

Lajme tjera