Kombëtarja kërkon të reagojë, ndaj Belgjikës luhet për fitore

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është e gatshme për ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin 2023. Pas ndeshjes së fortë me Turqinë, Kombëtarja ka vazhduar në Prishtinë përgatitjet për ndeshjen ndaj Belgjikës që luhet të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.

Në Eskishehir, Kosova humbi me dy gola dallim nga Turqia, por ka pasur elemente pozitive që japin shpresë të madhe për këtë cikël eliminator. Reagimi pritet menjëherë në ndeshjen ndaj Belgjikës, për të bërë hapin e parë drejt dy pozitave të para në klasifikim.

Te Kombëtarja ka mobilizim dhe përkushtim për të ofruar më të mirën në përpjekje për të fituar dy pikët e para. Lojtarët kanë ushtruar me seriozitet maksimal dhe janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Belgjikës. Pritet përkrahje edhe nga tribunat, ndonëse numri i shikuesve është i kufizuar, si pjesë e masave në luftë ndaj koronavirusit.
Belgjika në ndeshjen e parë pësoi po ashtu me dy gola. Ndaj saj fitoi Greqia me rezultat 29:27.

Dy ndeshjet me Greqinë dhe ndeshjet e dyta me Turqinë e Belgjikën, Kosova i luan në janar. Por fillimisht i gjithë fokusi është te ndeshja e nesërme ndaj Belgjikës.

Lajme tjera