Kombëtarja në Gjermani, e gatshme për ndeshje

Në foto shihen hendbollistët e Kombëtares së Kosovës bashkë me trajnerët e tyre.

Të shtunën pasdite Kombëtarja e Kosovës në hendboll është vendosur në Nurnberg të Gjermanisë ku të dielen nga ora 18:00 luhet ndeshja Gjermania – Kosova.

Është kjo ndeshja e fundit e kualifikimeve për Euro 2020. Kombëtares tonë i duhet fitorja për të shpresuar në kualifikim. Gjermania është superfuqi dhe Kombëtarja më cilësore në kualifikime.

Por djemtë tanë janë të motivuar për të dhënë më të mirën dhe për të luftuar për çdo top, njëjtë si të mërkurën ndaj Polonisë.

Përpara Kosovë…

Lajme tjera