Kombëtarja U16 në Podgoricë, nesër i luan dy ndeshjet e para

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) ka udhëtuar sot për në Podgoricë të Malit të Zi ku ditëve të ardhshme do të paraqitet në Kampionatin Mesdhetar. Kombëtarja është vendosur në kryeqendrën e Malit të Zi dhe pasdite ka zhvilluar një seancë stërvitore.
Vajzat tona menjëherë të hënën në mëngjes e luajnë ndeshjen e parë. Prej orës 9.00 takohen me Malin e Zi.
Pasdite Kosovën U16 e pret tjetër ndeshje e vështirë. Nga ora 16:00 është ndeshja Kosova – Rumania.
Vajzat tona me ndeshje të forta vazhdojnë edhe të martën. Prej orës 12:00 përballë tyre do të jenë lojtaret spanjolle.
Më pas janë ndeshjet për plasman.
Te Kombëtarja jonë ka disponim për të dhënë më të mirën dhe për të përfituar maksimalisht nga kjo përvojë shumë e rëndësishme. Të gjitha ekipet pjesëmarrëse janë të nivelit të lartë.

Lajme tjera