Kombëtarja U18 fillon përgatitjet për Evropian

Hendbollistët e Kombëtares U18 të Kosovës mblidhen të premten (13:00-14:00) në Gjakovë Hotel Apollonia , ku do të përgatiten për Kampionatin Evropian të Divizionit B. Hendbollistet tanë do të luajnë në Evropianin që mbahet në Letoni prej 8 deri më 14 gusht.

Kosova është në grupin A së bashku me Maqedoninë e Veriut, Letoninë dhe Turqinë. Në grupin B janë Zvicra, Luksemburgu dhe Belgjika. Kosova U18 ndeshjen e parë e luan ndaj Letonisë më 8 gusht. Më 9 gusht është ndeshja me Maqedoninë e Veriut, ndërsa më 11 gusht me Turqinë. Më pas luhet edhe për plasman përfundimtar. Ndeshjet luhen në Riga. Hendbollistët e Kosovës U18 i pret fazë intenzive përgatitore dhe një Evropian sfidues.

Deri sot në Gjakovë kanë ushtruar hendbollistët e Kosovës U20, që sonte udhëtojnë për në Varna të Bullgarisë ku paraqiten në Evropian. Më poshtë paraqesim hendbollistët e ftuar në grumbullimin e Kosovës U18.

Lista e lojtarëve:

Nr.Emri MbiemriKlubi
1Amar MuqolliKH Besa Famgas
2Olsi MulajKH Besa Famgas 
3Granit KadiriKH Rahoveci
4Agon BytyqiKH Kastrioti
5Altin CacajKH Besa Famgas
6Gent BajramiKH Deçani
7Elton GashiKH Kastrioti
8Jon ÇoçajKH Prishtina
9Sadri DragajKH Trepça
10Luigj KolajKH Vëllaznimi
11Labinot KerleshiKH Vëllaznimi
12Erjon HoxhaKH Vëllaznimi
13Flodi KameriKH Vëllaznimi
14Elion GoçiKH Zhegra
15Drin RadoniqiKH Besa Famgas
16Aldijon CacajKH Deçani
17Erjol DautajKH Deçani
18Andi RexhahmetajKH Deçani
19Ardrin DobrajKH Deçani
20Elton HysenajKH Deçani
21Olt KabashiKH Besa Famgas
22Edonis HajraKH Besa Famgas

Lajme tjera