Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja U18 kampione në IHF Trophy

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll është kampione e IHF Trophy për Evropë. Hendbollistët e rinjë kosovarë të shtunën në finale fituan ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 36:31. Ndeshja e luajtur në palestrën 1 Tetori në Prishtinë ishte cilësore dhe me rivalitet. Britanikët nuk u dorëzuan deri në fund, por djelmoshat tanë shfaqën vlera dhe dëshmuan se kanë të ardhme të ndritur.

Me titullin e kampionit, Kosova është kualifikuar për IHF Trophy Interkontinental, që mbahet vitin tjetër.

Është ky një sukses i madh për kombëtaren U18 që i fitoi të gjitha katër ndeshjet e luajtura. Fillimisht në fazën grupore fitoi ndaj Britanisë së Madhe, Moldavisë dhe Shqipërisë e të shtunën në finale sërish fitoi ndaj britanikëve. Pra hendbollistët tanë fituan medaljet e arta në këtë garë që i kushton rëndësi të madhe Federata Ndërkomëbtare e Hendbollit. Medaljet e argjenta iu takuan hendbollistëve britanikë, kurse ato të bronzta hendbollistëve të Moldavisë. Në ndeshjen për vend të tretë, Moldavia fitoi ndaj Shqipërisë me rezultat 29:16.

Kosova, Britania e Madhe, Moldavia e Shqipëria garuan në grupmoshën e 18-vjeçarëve.