Pas një dite pushim, të premten luhen ndeshjet e rradhës të kombëtareve U20 në IHF Trophy për Evropë. Ndeshja më e rëndësishme do të jetë ajo në mes të Kosovës e Gjeorgjisë që luhet nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Për kombëtaren tonë do të jetë kjo një ndeshje e rëndësishme në synimin për të fituar IHF Trophy dhe për të siguruar fazën interkontinentale.
Djelmoshat e Fatmir Muhaxherit janë shprehur të gatshëm për këtë ndeshje me peshë, ndërsa përkrahja e shikuesve do të jetë një motiv shtesë për ta. Kështu që adhuruesit e hendbollit ftohen që në numër sa më të madh të jenë në palestër për të përkrahur djelmoshat tanë. Kosova e Gjeorgjia i kanë fituar dy ndeshjet e para dhe mbajnë pozitat dy e tre në grup me nga katër pikë. Dy fitore i ka edhe Moldavia. Këto tri ekipe pritet të luftojë për titull që hap rrugën për botëror.
Ndeshjet tjera që luhen të premten janë: Irlanda – Malta (14:00), Britania e Madhe – Moldavia (16:00).