Kombëtarja U20 fiton dramën ndaj Gjeorgjisë dhe i afrohet titullit

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore të madhe të premten në garën IHF Trophy për Evropë që po mbahet në Prishtinë.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, Kosova U20 fitoi ndaj Gjeorgjisë me rezultat 22:21. Fundi i ndeshjes ishte shumë dramatik, ndërsa rreth 400 shikues ishin dëshmitarë të një paraqitje emocionale të Kosovës. Dy minuta para fundit, kur rezultati ishte 22:21 në të mirë të Kosovës, kombëtarja jonë mbeti me një lojtar më pak. Më pas kur mbetën 14 sekonda deri në fund, Kosovës iu përjashtua edhe një lojtar tjetër dhe gjeorgjianët fituan penallti. Por portieri Flakrim Beqiraj ishte fenomenal dhe ia mundësoi Kosovës fitoren e rëndësishme. Ai ndali penalltinë, duke bërë pritje me këmbë. Topi shkoi në aut dhe gjeorgjianët goditën sërish në fund. Por prap Beqiraj intervenoi me sukses për të siguruar festën e madhe te Kosova. Lojtarët e ngritën lartë Beqirajn në shenjë mirënjohje për këtë fitore.

Ndeshja ishte shumë e fortë. Kombëtaret nuk ia kanë dalur të shkëputen në rezultat asnjëherë. Pas pjesës së parë rezultati ishte 12:12.

Për Kosovën ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje. Gjeorgjia pësoi humbjen e parë. Kosova e ndanë vendin e parë në tabelë me Moldavinë dhe ka bërë hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit.
Në dy ndeshjet tjera të luajtura të premten, Moldavia fitoi ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 33:21, kurse Irlanda e Malta luajtën 29:29.

Të shtunën janë ndeshjet: Gjeorgjia – Moldavia (14:00), Irlanda – Britania e Madhe (16:00), Malta – Kosova (18:00). Ndeshjet e fundit luhen të dielen.

Të shtunën janë edhe ndeshjet përfundimtare te U18, në palestrën 1 Tetori. Kosova luan ndaj Britanisë për vend të parë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Me finalen e Ligës së juniorëve, të luajtur të dielën, ka përfunduar edicioni garues 2020/2021 …

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia …