Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja vazhdon përgatitjet, vajzat shumë të motivuara

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) po vazhdon në Istog përgatitjet për ndeshjet e javës së ardhshme në Austri. Selektori Agron Shabani është i kënaqur me punën që po bëhet. Ai tregon se vajzat janë shumë të motivuara.
“Atmosfera është shumë e mirë. Ka kohë që nuk kemi pasur tubime të këtij lloji. Vajzat janë shumë të motivuara, dita-ditës po kompletohemi dhe prej nesër në mëngjes jemi komplet, pos Mirela Gjikokajt që vjen direkt në Austri. Kushtet janë fenomenale, ndërsa palestra vetëm për ne dhe shumë afër. Nuk ka se si më mirë. Fati jonë i vetëm i keq që na mungojnë lojtare të rëndësishme”, ka theksuar Shabani.
Në Austri luajmë me Austrinë dhe Italinë në kualifikimet për Botëror.