Kombëtarja vazhdon përgatitjet

Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi, Kombëtarja e Kosovës në hendboll të dielën në mbrëmje ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjeve me Malin e Zi dhe Slloveninë. Janë këto ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024.
Kombëtarja të dielën në mbrëmje ka ushtruar në palestrën në Obiliq. Selektori Qerimi ka pasur nën urdhra grupin e kompletuar.

Atmosfera në Kombëtare si zakonisht është e nivelit të lartë, ndërsa të gjithë janë të përkushtuar për të dhënë më të mirën në dy ndeshjet e vështira.

Të hënën Kombëtarja i ka dy seanca stërvitore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ndërsa të martën paradite është udhëtimi për në Podgoricë.

Ndeshja me Malin e Zi është të mërkurën, ndërsa me Slloveninë të dielën e ardhshme në Prishtinë.

Lajme tjera