Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me fitore Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste. Të dielën në ndeshje për vend të shtatë, Kosova e mposhti Letoninë. Vajzat tona kanë dominuar që nga fillimi dhe kanë fituar me rezultat 36:31. Kombëtarja jonë ka mbajtur epërsi solide gjatë tërë ndeshjes dhe ka festuar në fund.
Mirjeta Dinolli u shpall më e mira. Ajo shënoi nëntë gola nga nëntë tentime. Shtatë gola i shënoi Angjelina Krasniqi. Pesë gola i kishte Elsa Kongjeli.
Kosova U19 e mbylli Evropianin me dy fitore e katër humbje. Letonia i humbi të gjitha pesë ndeshjet.