Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova në Grupin A

Hendbollistet e Kosovës U19 tashmë kanë nisur përgatitjet për Evropianin e Divizonit B që muajin tjetër mbahet në Prishtinë.
Vajzat tona i pret një kampionat shumë sfidues. Fakti që ndeshjet i luajnë në shtëpi pritet të jetë motiv për paraqitje sa më të mira nga vajzat tona.
Kosova U19 është në Grupin A së bashku me Sllovakinë, Italinë, Finlandën e Britaninë e Madhe.
Në Grupin B janë Austria, Polonia, Letonia dhe Izraeli.
Pas ndeshjeve në grupe, zhvillohen ndeshjet për plasman përfundimtar.
Kampionati Evropian fillon më 8 korrik dhe përfundon më 16 korrik. Është ngjarja e madhe e radhës në hendboll që organizohet në Kosovë.

Lajme tjera