Kosova nis mirë por humb nga Portugalia

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kualifikimet për botërorin e vitit 2019, që po zhvillohen në Povoa de Varzim të Portugalisë. Përfaqësuesja jonë të shtunën mbrëma pësoi nga Portugalia vendase me rezultatin 36:22. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 17:11 për portugezët.

Në ndeshjen e parë të grupit të katërt eliminator, Kosova të premten pësoi nga Polonia me rezultat 30:19, ndonëse për 40 minuta ishte rivale e barabartë.

Edhe ndaj Portugalisë të shtunën, Kosova nisi fuqishëm. Ishte në epërsi konstante në dhjetë minutat e parë, ndërsa epërsia shkoi deri në tri gola, 6:3. Në minutën e dhjetë Portugalia mori një minutë pushim dhe rrjedha e lojës ndryshoi. Për tre minuta rezultati u barazua në 6:6, ndërsa në minutën e 14-të vendasit kaluan në epërsi 7:6. Kosova edhe një kohë u mbajt, por më pas portugezët nisën të rritin epërsinë. Dallimi në gola u bë më i madh sidomos në minutat e parë të pjesës së dytë, në të cilët lojtarët e Kosovës patën vështirësi të shënojnë. Në anën tjetër portugezët realizuan shumë herë përmes kundërsulmeve dhe aksioneve të organizuara. Në fund dallimi në gola ishte 14, apo tri më shumë se ndaj Polonisë.

Portugalia të premten ka mposhtur Qipron me rezultat shumë të lartë, 47:16, dhe të dielen në ndeshjen me Poloninë do të vendos për pozitën e parë në grup, që dërgon tutje. Kosova rastin për fitore e kërkon pikërisht të dielen (nesër) kur nga ora 16:30 përballet me Qipron.

Te Kosova lojtari më efikas ishte Deniz Terziqi me pesë gola. Katër gola i realizoi Endrit Abdullahi. Kosova edhe ndaj Portugalisë pati momentet e saj të mira në lojë, dhe ofroi dëshmi që niveli megjithatë po ngritet. Portugalia ka shumë lojtarë në nivel të lartë, në klube të Ligës së Kampionëve.

Kosova – Portugalia 22:36 (11:17)

Kosova: Abdullahi 4, Ahmeti 2, Berisha, Beshiri 2, Curri, Dedaj 1, Gerbeshi, Hoxha 3, Jupa 1, Krasniqi, Quni, Ramosaj, Dri. Tahirukaj 2, Terziqi 5, Xhafolli 2, Zherka.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, …

Vushtrria ka arritur fitore të rëndësishme në garën për mbetjen në elitën e hendbollit kosovar. …

Besa Famgas nuk po ka të ndalur në këtë edicion të Superligës së Kosovës në …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, Istogu të shtunën e …

Vushtrria ka arritur fitore të rëndësishme në garën për mbetjen në elitën e hendbollit kosovar. Të shtunën në kuadër …

Besa Famgas nuk po ka të ndalur në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën në …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në Superligën A të hendbollistëve …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …