Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë me Danimarkën, superfuqinë e hendbollit. Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Danimarka fitoi me rezultat 40:19. Kombëtarja jonë në momente bëri lojë të mirë, por cilësia dhe përvoja ishte në anën e danezeve. Që në pjesën e parë epërsia e danezeve arriti në 10 gola.
Ndeshja ishte kualifikuese për Euro 2024.
Kombëtarja jonë rastin e kërkon në ndeshjet ndaj Polonisë që zhvillohen në fillim të prillit.