Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova prej orës 18:00 mëson kundërshtarët e kualifikimeve evropiane

Prej orës 18:00 në Berlin tërhiqet shorti i kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2024. 32 ekipe kombëtare do t’i mësojnë kundërshtarët e kualifikimeve për Evropianin që pas dy vjetësh mbahet pikërisht në Gjermani.
Pjesë e shortit është edhe Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt). Madje Kombëtarja jonë është e para në vazon e katërt.
Shorti po tërhiqet në kuadër të Konferencës së Sekretarëve Gjeneralë të Federatës Evropiane të Hendbollit. Në këtë aktivitet të rëndësishëm po marrin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci si dhe zyrtari i FHK-së, Muhamet Arifi. Në Konferencë po diskutohen çështje të rëndësishme për hendbollin evropian.