Me një paraqitje shumë të mirë Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka nisur turneun ndërkombëtar në Antalya të Turqisë.
Të shtunën paradite vajzat tona kanë shkëlqyer ndërsa e kanë mposhtur Italinë me rezultat 31:26. Ishte një paraqitje impresive e Kombëtares sonë që ka dëshmuar se e ardhmja është edhe më e ndritur. Ndaj Italisë kemi udhëhequr nga fillimi e deri në fund. Epërsia shkoi deri në 6 gola.
Leonora Demaj si kapitene e vërtetë ka shënuar plot 11 gola. Është shquar me paraqitje të nivelit të lartë edhe Mirela Gjikokaj që shënoi 8 gola. Motrat Marigona e Arlinda Hajdari kanë debutuar me shumë sukses dhe kanë dëshmuar që në start që do të ndihmojnë shumë ekipin tonë kombëtar.
Në lojën tonë ka funksionuar çdo gjë. Janë dalluar edhe Mirjeta Bytyqi, pivotet Shkurta Mehmeti e Suzana Ujkiq dhe të gjitha të tjerat. Sot në mbrëmje e luajmë me Turqinë B. Paraqitja ndaj Italisë mbushë ekipin me optimizëm për të ardhmen.
Në Turqi, Kosova është pa lojtare të rëndësishme por me ardhjet e reja, ekipi është më i kompletuar dhe ka konkurrencë për secilën pozitë. Urojmë vajzat dhe shtabin teknik për këtë fitore të madhe.
Kosova – Italia 31:26 (14:11)
Kosova: Blerta Ahmetxhekaj, Areta Istrefi, Shkurta Mehmeti 3, Arrita Kursani, Arlinda Hajdari 2, Njomza Kelmendi, Suzana Ujkiq 1, Albina Rugova 1, Rinesa Uka, Aida Stagova, Mirela Gjikokaj 8, Leonora Demaj 11, Marijeta Lekaj, Veronika Kastrati, Mirjeta Bytyqi 3, Marigona Hajdari 2.
Italia: Rossignoli, Babo 2, Bassanese, Podda, Lucarini, Trombetta 5, Manojlovic 8, Matos, Hilber 1, Echianruva 1, Djiogap, Preunjter, Fabbo 2 Steffanello 1, Ucchino 1, Pietro 1.