Kosova shumë e motivuar për ndeshjen me Izraelin

Te kombëtarja e Kosovës në hendboll janë shumë të motivuar dhe optimist për ndeshjen ndaj Izraelit. Ndeshja Kosova – Izraeli zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 19:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ndeshja është e fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”. Kosova kërkon fitoren e parë në kualifikime.

“Ishim katër ditë në përgatitje në Turqi dhe kemi zhvilluar dy ndeshje pozitive kundër Turqisë. Tani jemi të gjithë të përqendruar në ndeshjen kundër Izraelit. Besojmë që jemi të gatshëm dhe që ka ardhur koha që ta shënojmë fitoren e parë në eliminatore. Ky do të ishte një motivim shumë i madh për ndeshjet tjera eliminatore”, ka thënë pivoti Kastriot Jupa.

Kombëtarja të hënën është kthyer nga Stambolli dhe të martën ka zhvilluar përgatitjet e fundit në Prishtinë para ndeshjes me izraelitët.

“Me ardhjen e kapitenit Dedaj dhe Kabashit, jemi kompletuar. Sot kishim një stërvitje taktike dhe punuam në disa çështje që i evidentuam në dy ndeshjet stërvitore me Turqinë. Poashtu punuam që të inkuadrojmë në sistem Dedajn, Kabashin, Abdullahin e Ahmetin që nuk luajtën në Turqi. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe vërehet një fokusim i nivelit më të lartë se herave tjera. Fizikisht lojtarët janë në nivel të pranueshëm. Kemi folur për rëndësinë e kësaj ndeshje dhe kapacitetin e kundërshtarit. Jemi gati për një ndeshje agresive dhe luftarake.. Shpresoj se do të shprehim vullnetin tonë për fitore në këtë ndeshje të madhe”, ka thënë përzgjedhësi Taip Ramadani.

Lojtarët e trajnerit shpresojnë edhe në përkrahjen nga tribunat, të cilën e vlerësojnë shumë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Me finalen e Ligës së juniorëve, të luajtur të dielën, ka përfunduar edicioni garues 2020/2021 …

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia …