Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U17 në grup me Sllovakinë e Poloninë

Të martën është tërhequr shorti për Kampionatet Evropiane në hendboll për grupmosha të reja (vajzat) që mbahen në verë.
Hendbollistet e Kosovës U17 do të paraqiten në Evropianin e Divizionit B në Ankara të Turqisë. Shorti ka përcaktuar që Kosova U17 të jetë në grupin B, së bashku me Sllovakinë, Poloninë, Finlandën e Bullgarinë. Grupi vlerësohet i fortë.
Në grupin A janë Austria, Italia, Turqia, Letonia dhe Britania e Madhe.
Evropiani në Ankara mbahet prej 5 deri më 13 gusht.
Aktualisht Kombëtarja U17 e Kosovës po paraqitet në Kampionatin Mesdhetar në Greqi.

Lajme tjera