Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U19 mposht Britaninë dhe shkëputet në krye

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore dramatike ndaj Britanisë së Madhe në kuadër të IHF Trophy. Të enjten në “1 Tetori” në Prishtinë, Kosova U19 fitoi 29:28. Me fitore, Kosova U19 u shkëput në krye të tabelës me 4 pikë. Nga dy i kanë Britania e Madhe dhe Bullgaria, ndërsa Malta është pa pikë. Vajzat tona ishin duke pësuar 13:11 pas pjesës së parë. Por në të dytën u paraqitën fuqishëm dhe bënë kthimin e madh. Angjelina Krasniqi i shënoi 8 gola. 6 i realizoi Arlinda Maloku, ndërsa 5 i kishte Elisa Mirdita.

Lajme tjera