Kosova U19 mposhtet në finale

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka humbur finalen në IHF Trophy për zonën evropiane.
Të dielën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, Kosova u mposht nga Britania e Madhe me rezultat 29:25. Ndeshja ishte e fortë, por britaniket shfaqen pak më shumë për ta siguruar paraqitjen në fazën interkontinentale të IHF Trophy.
Në fazën grupore Kosova kishte fituar ndaj Britanisë së Madhe, por në finale mysafiret festuan.
Mirjeta Dinolli i shënoi 9 gola për Kosovën. Angjelina Krasniqi e Orgesa Gola i kishin nga katër.
Përvoja në IHF Trophy do t’i shërbejë shumë kësaj gjenerate.
Me finalen e junioreve ka përfunduar kampionati shumë i suksesshëm IHF Trophy.

Lajme tjera