Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U19 shkëlqen ndaj Maltës

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka fituar edhe ndeshjen e tretë në kuadër të IHF Trophy për zonën evropiane. Të premten në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, vajzat tona fituan ndaj Maltës me rezultatin e lartë, 56:16. Kështu kombëtarja jonë ka bilanc maksimal pas fazës së parë të garës. Tani e kërkon titullin e kampionit.
Ndaj Maltës shkëputja nisi herët, ndërsa pjesa e parë përfundoi 28:6.
12 lojtare realizuan gola ndaj Maltës. Ermira Berisha ishte më efikasja me nëntë gola. Arlinda Maloku e Orgesa Gola i kishin nga shtatë.