Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U20 e gatshme për ndeshjen e parë në Evropian

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll është vendosur dje në Varna të Bullgarisë, ku zhvillohet Kampionati Evropian i Divizionit B.
Hendbollistët tanë kanë zhvilluar në Varna stërvitje nën urdhërat e kryetrajnerit Taib Kabashi dhe janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në ndeshjet e Evropianit.


Ndeshja e parë e Kosovës U20 është sot prej orës 19:00. Kombëtarja jonë luan me Rumaninë. Në ndeshjen tjetër të grupit B, takohen Maqedonia e Veriut dhe Ukraina, nga ora 17:00.


Kombëtarja jonë ka pasur fazë të suksesshme përgatitore në Gjakovë, ndërsa djemtë tanë janë të vendosur për të ofruar maksimumin për fanellën e vendit.

Lajme tjera