Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) e luan të shtunën ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Euro 2024. Nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, kombëtarja jonë e pret Danimarkën, superfuqinë e hendbollit.
Të enjten Danimarka shënoi fitore bindëse në ndeshjen e parë. Momente të mira në atë ndeshje kishte edhe Kombëtarja jonë. Në Prishtinë synohet hapi para, që momentet e mira të jenë më të shumta.
Te Kombëtarja jonë janë të vetëdijshëm për nivelin e danezeve, por megjithatë ka vendosmëri për të ofruar më të mirën.
Kombëtarja jonë sot ka udhëtuar nga Danimarka për në Prishtinë.