Kreuzlingeni i pafat, humb me gol në sekondën e fundit

Kreuzligenit të shumë reprezentuesve të Kosovës i ka munguar fati për fitoren e parë në Superligën e Zvicrës në hendboll. Të dielën Kreuzligeni luajti me Baselin dhe humbi me rezultat 29:28. Baseli golin e fitores e ka shënuar në sekondën e fundit nga penalltia. Kreuzligeni ka pasur përvojë prej 16:13 pas pjesës së parë, por në të dytën i ka kushtuar mungesa e përvojës në elitë.

Drenit Tahirukaj ishte i pandalshëm me 9 gola nga 11 tentime. Haris Berisha i kishte 14 pritje, ndërsa kapiteni Valon Dedaj dhe Drilon Tahirukaj realizuan nga një gol. Një gol e shënoi edhe Berisha. Bujar Ramosaj dha kontribut të madh në mbrojtje, si zakonisht.
Lionel Mirdita, hendbollisti tjetër shqiptar i Kreuzlingenit, shënoi 4 gola nga 8 tentime.
Për Kreuzlingenin ishte ndeshja e dytë në Superligën e Zvicrës.

Skuadra tjetër zvicerane, Amicitia Zurich fitoi me 32:23 ndaj skuadrës polake Gornik për të avancuar në raundin e dytë të Ligës Evropiane. Luigj Quni e realizoi një gol për Zurichun, por kontributi i tij ishte natyrisht i madh.
Në ndeshjen e parë Gorniku kishte fituar 27:19.

Lajme tjera