Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kroacia nis me fitore bindëse

Kroacia e ka fituar bindshëm ndeshjen më interesante të ditës së parë të kampionatit evropian në hendboll për meshkuj që nisi të premten po në Kroaci. Në “Spaladium Arena” në Split para 11 mijë shikuesve, Kroacia e mposhti Serbinë me 10 gola dallim, 32:22. Në një atmosferë impozante, kroatët ishin dominant prej fillimit dhe arritën te fitorja bindëse.

Ndeshja ishte e vlefshme për grupin A. Në ditën hapëse të “Euro 2018”, në kuadër të grupit A u luajt edhe takimi Suedia – Islanda. Fitore me dy gola dallim (26:24), shënuan islandezët. Kështu në grup prijnë Kroacia e Islanda me nga dy pikë, ndërsa Suedia e Serbia janë pa pikë.

Ndeshje shumë më dramatike u luajtën në grupin B. Fillimisht Bjellorusia fitoi me një gol dallim ndaj Austrisë, 27:26, ndërsa me një gol dallim përfundoi edhe takimi i dy përfaqësueseve të mëdha. Franca e mposhti Norvegjinë me rezultatin 32:31.

Të shtunën (nesër) luhen ndeshjet e para në grupin C dhe D. Në grupin C janë takimet: Gjermania – Mali i Zi (17:15) dhe Maqedonia – Sllovenia (19:30). Ndërkohë në grupin D të shtunën luhen takimet: Spanja – Çekia (18:15) dhe Danimarka – Hungaria (20:30).