Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kthehet Njoma Zogaj, Marigona e Arlinda festojnë titullin

Hendbollistja e re e Kombëtares së Kosovës, Njoma Zogaj është kthyer të shtunën në formacionin e Aalborgut në Ligën B të Danimarkës. Njoma kishte pësuar një lëndim serioz në fillim të dhjetorit dhe prej atëherë nuk ishte grumbulluar më me skuadër. Ajo të shtunën ishte në formacion në ndeshjen ndaj Ringkobingut, por nuk u aktivizua.
Njoma Zogaj ka treguar se po punon shumë që të kthehet në formën më të mirë dhe se pret ta ketë rastin në ndeshjet e plejofit për kalim në Superligë. Për fund të majit, kur grumbullohet Kosova, Njoma ka thënë se do të jetë plotësisht e gatshme. EH Aalborg ka përfunduar kampionatin në vend të dytë dhe përmes plejofit synon elitën.

Titullin të shtunën e ka festuar Ringkobingu, që mposhti pikërisht Aalborgun me rezultat 34:31. Një javë më parë Ringkobingu siguroi vendin e parë dhe promovimin në elitën daneze. Të shtunën skuadra ku paraqiten dy reprezentueset tona, motrat Marigona e Arlinda Hajdari, ka pranuar Kupën dhe ka festuar titullin e kampionit. Marigona e Arlinda luajtën në ndeshjen përmbyllëse. Marigona i shënoi dy gola.

Në Zvicër, Luigj Quni realizoi dy gola nga tri tentime, derisa skuadra e tij Amicitia Zuerich humbi në elitë nga Wacker Thun me rezultat 24:21.

Te hendbollistet, u luajtën ndeshjet çerekfinale të Kupës.
Portieria e Kosovës, Kristina Ukaj, shënoi një gol dhe ndali katër prej 11 goditjeve në fitoren e Spono Eagles ndaj LK Zug II me rezultat 37:22.

Olteni i kategorisë së dytë humbi 41:26 nga lideri i Superligës, Bruehl me rezultat 41:26. Arieta Jaha shënoi 6 gola nga 7 tentime për Oltenin. Merita Shabanaj realizoi një gol nga dy tentime.
Ekipi i dytë i Bruehl fitoi ndaj Koeniz me 33:19. Ekipi i dytë i Bruehl garon në kategorinë e dytë. Mendolina Fetaj shënoi 2 gola nga 3 tentime, kurse Azra Hamiti një gol nga një tentim. Dafina Saramati luajti në ekipin Koeniz.