Kupa e Kosovës zë vend të veçantë në historikun e klubeve të hendbollisteve

Kupa e Republikës së Kosovës pasuron historikun e të gjitha ekipeve të hendbollisteve që e kanë pasur rastin ta fitojnë këtë trofe.

Për  Kupën e Kosovës për edicionin 2022/2023 do të garojnë Istogu, Ferizaj, Vushtrria e Prishtina. Të shtunën prej orës 13:00 është gjysmëfinalja e parë mes Vushtrrisë dhe Prishtinës. Gjysmëfinalja e dytë, mes Istogut e Ferizajt, luhet të shtunën prej orës 17:00. Ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Istogu ka fituar Kupën e Kosovës katër herë. Të gjitha sukseset i ka në pesë vitet e fundit.

Ferizaj është në kërkim të trofeut të parë të Kupës, ndërsa Vushtrria e ka fituar po ashtu katër herë. Tri herë e ka fituar me emrin e mëparshëm, Kosova.

Ndërkohë Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës nëntë herë.

Fituesit e deritashëm të Kupës së Kosovës (femrat)

2020/21               Istogu

2019/20               Vushtrria             

2018/19               Istogu   

2017/18               Istogu   

2016/17               Prishtina

2015/16               Prishtina

2014/15               Kastrioti

2013/14               Kastrioti

2012/13               Kastrioti

2011/12               Prishtina

2010/11               Prishtina

2009/10               Kastrioti

2008/09               Prishtina

2007/08               Prishtina

2006/07               Kosova  V.

2005/06               Kastrioti

2004/05               Kosova V.

2003/04               Prishtina

2002/03               Kosova V.            

2001/02               Kastrioti

2000/01               Vjosa    

1999/00               Trepça  

1998/99               (Garat e Kupës nuk u zhvilluan për shkak të luftës në Kosovë)

1997/98               (Garat e Kupës nuk u zhvilluan për shkak të luftës në Kosovë)

1996/97               Prishtina             

1995/96               Kastrioti              

1994/95               Prishtina             

1993/94               Vjosa

Lajme tjera