Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Lideri e kampionia takohen në Istog

Në Istog do të jetë vëmendja e tifozëve të hendbollit sa i takon ndeshjeve të javës së nëntë të Superligës së hendbollisteve.

Të shtunën nga ora 18:00 luhet derbi i madh mes Istogut dhe Vushtrrisë. Istogu është lider i klasifikimit, ndërsa Vushtrria është kampione aktuale.

Takohen dy prej skuadrave më të mira në Kosovë dhe me të drejtë pritet ndeshje e bukur dhe interesante.
Istogu udhëheq në tabelë me 16 pikë. Ndërkohë Vushtrria është e dyta me 14 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vendin e tretë.

Ndeshjet tjera të së shtunës janë: Prishtina – Shqiponja (16:00), Ulpiana – Kastrioti (15:00), Jusuf Gërvalla – Samadrexha (16:00), Vëllaznimi – Vjosa (14:00). Xhiroja e nëntë hapet me ndeshjen Ferizaj – Drita, që zhvillohet sot nga ora 17:00.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e shtatë. KEK-u e Dukagjini takohen të shtunën nga ora 11:00. CLICK e Deçani luajnë të hënën prej orës 19:00, ndërsa më vonë luhet takimi Prizreni – Llapusha.