Liga e Pionierëve, në fundjavë përcaktohet kampioni

Vikendin e kaluar janë luajtur ndeshjet çerekfinale të Ligës së Pionierëve. Disa ndeshje kanë qenë interesante dhe me rivalitet. Hendbollistët e rinj kanë shfaqur vlera dhe niveli i tyre sa shkon e rritet.
Zhegra ka fituar 22:16 ndaj Prizrenit, ndërsa Deçani e mposhti Vushtrrinë me 37:18. Kastrioti fitoi ndaj Vëllaznimit me 21:18, ndërsa Besa Famgas e mposhti Llapin me rezultat 21:10.
Të shtunën e ardhshme janë ndeshjet gjysmëfinale të pionierëve. Takohen Zhegra e Besa Famgas si dhe Deçani e Kastrioti. Menjëherë të dielën është ndeshja për vend të tretë dhe finalja e madhe.
Po ashtu është duke vazhduar kampionati edhe te pionieret.

Lajme tjera