Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Liridon Zena debuton në elitën kroate

Liridon Zena duke qendruar ne porte gjate nje ndeshje

Portieri i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Liridon Zena ka debutuar të shtunën në elitën kroate, “Paket 24 Premijer Liga”.

Në kuadër të javës së dytë, skuadra e Zenës, Zamet, humbi si mysafir i Sesvetas me rezultat 28:22. Zena qëndroi në portë për kohë të gjatë dhe bëri katër pritje, që megjithatë nuk mjaftuan për sukses.

Liridon Zena në janar ka debutuar në Kombëtaren e Kosovës dhe kalimi te Zameti është hap i madh në karrierën e tij.

Në Zvicër, kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj, ka vazhduar me formë të lartë në Ligën B. Kreuzlingeni në kuadër të xhiros së pestë fitoi ndaj BSV Stans me rezultat 30:29, ndonëse pas pjesës së parë ishte duke pësuar 14:13.

Dedaj në këtë ndeshje realizoi 7 gola nga 13 tentime. Drenit Tahirukaj realizoi dy prej tri tentimeve kurse portieri Haris Berisha u paraqit pak në këtë ndeshje. Kreuzlingeni renditet i dyti dhe është në garë për kalim në Ligën A.

Në Ligën A, Luigj Quni shënoi një gol nga dy tentime në humbjen 28:18 të Amicitia Zurich nga Wacker Thun.

Në Bundesliga 2 të Gjermanisë, Armend Alaj startoi me fitore me skuadrën ThSV Eisenach. Të shtunën, në xhiron e parë, Eisenach fitoi 36:26 ndaj TuS Furstenfeldbruck.

Alaj nuk realizoi në këtë ndeshje.Në kategorinë e dytë të Suedisë, Endrit Abdullahi realizoi 4 gola për Rimbo që humbi 32:27 nga Lindesberg.