Llapi fiton ndeshjen dramatike dhe kthehet në Superligë

Llapi i Podujevës do të garojë në Superligën e Kosovës në hendboll në edicionin e ardhshëm, 2019/2020.

Inkuadrimin në elitën e hendbollit kosovar skuadra llapjane e siguroi të shtunën në Drenas duke fituar ndeshjen e plejautit (play-out).

Në ndeshjen e vlefshme për një vend në Superligë, Llapi e mposhti Zhegrën me rezultat 47:44. Ndeshja ishte e fortë dhe shumë dramatike, ndërsa u vendos vetëm pas vazhdimeve.

Në kohën e rregullt takimi përfundoi me rezultat 38:38. Ndërkohë pas pjesës së parë, rezultati ishte 18:17 për Llapin, që në fund fitoi me tri gola dallim për t’u kthyer në Superligë.

Tre lojtarë të Llapit shënuan nga 10 gola në ndeshjen e rëndësishme, A. Muçiqi, B. Hasani e B. Abazi. Te Zhegra më efikasi ishte A. Haziri me 12 gola.

Llapi këtë edicion ka garuar në Ligën e Parë dhe u rendit i dyti, pas Dukagjinit që direkt u inkuadrua në Superligë. Ndërkohë Zhegra ishte e parafundit në Superligë. Nga Superliga është larguar edhe Samadrexha.

Zhegra – Llapi 44:47 (pas vazhdimeve)
Koha e rregullt: 38:38

Zhegra: Ibrahimi, F. Isufi 7, E. Isufi, A. Haziri 12, Murseli, E. Shaqiri, Sh. Shaqiri 6, Aliu 6, A. Isufi 6, L. Haziri 7.

Llapi: Muçiqi 10, Bogujevci, Havolli 1, Mani, Hasani 10, Rexhepi, Hoxha 6, Bogujevci, Bajrami 3, Beshiri 2, Sejdiu, Visoka 7, Abazi 10.

Lajme tjera